Dy shqiptarë kanë humbur jetën në tragjedinë e së martës në Genova të Iltalisë, ndërsa numri i viktimave të konfirmuara ka shkuar në 39. Mes tyre jane edhe tre fëmijë respektivisht 9, 12 dhe 13 vjeç.

 

Marjus Djerri 22 vjeç  me origjinë nga Shijaku dhe kolegu i tij Admir Bokrina 32 vjec nga fshati Oblik i Shkodrës mbeten viktima te ngjarjes së rendë. Admiri ishte i martuar dhe punonte si sipërmarrës i një shoqërie të vogël ndërtimi.

 

Ata po udhëtonin me furgonin e punës për të shkuar në punë.  Familjarët kishin deklaruar zhdukjen e tyre dhe ishin nisur për ta kërkuar në spitalin e Genovas, por më pas zbuluan se trupat e dy të rinjve nga Shqipëria, dergjeshin mes gërmadhave të betonit.

 

16 persona kanë mbetur të plagosur, 12 prej të cilëve janë në gjendje serioze për jetën. Situata paraqitet e vështirë për shkak se automjete dhe kamiona të tonazhit të rëndë, janë shtypur si pasojë e pjesëve të mëdha te betonit në momentin që janë shkëputur nga struktura. mes viktimave ka edhe 3 shtetas francezë.

 

Autoritetet ndërkohë paralajmërojnë rritjen e numri të viktimave, ndërsa kanë evakuar më shumë se 600 persona nga zona e rrezikut, pas paralajmërimeve se pjesë të tjera të betonit mund të shkëputen nga struktura e urës Morandi në Xhenova.

 

Tragjedia e te martes ka vënë me shpatulla pas murit drejtuesit e autostradës. Kryeministri Italian Giuseppe Conte pasi vizitoi të prekurit dhe familjarët e tyre, ka kërkuar hetimin dhe dënimin e shkaktarëve të tragjedisë më të rëndë që ka goditur Italinë këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *