Një sasi tritoli ka shpërthyer në një godinë në Shëngjin.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatë në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “.

Lënda eksplozive është vendosur në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,56 vjeç,banues në Tiranë,.

Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Kjo eshte hera e dyte qe kesaj godine i vihet tritol, teksa shperthimi i pare ka ndodhur ne 21 nentor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *