Subscribe

Dy shkollat e reja “Nënë Tereza” dhe “Kennedy”, së shpejti do t’i shtohen zonës së Kodër Kamzës. Ato po ndërtohen në standarde bashkëkohore dhe do të ofrojnë mësimin për 3 ciklet parashkollorin, 9-vjeçaren si dhe gjimnazin.

 

ERION VELIAJ

KREYTAR I BASHKISE TIRANE

“Brenda këtij viti ne do të përgatitemi për hapjen e këtij kampusi, kampusi ndoshta më i madh shkollor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, por edhe më i bukur. Më vjen mirë edhe për “feedback”-un që morëm nga Stefano Boeri për mënyrën se si ka avancuar projekti! Tani duhet të kujdesemi për detajet e fundit, të sigurohemi që të punojmë gjatë gjithë kësaj stine të mbetur që para fundit të vitit ne t’i japim këtë bizhu arsimore komunitetit të Kodër Kamzës.”

 

Gjate inspektimit te punimeve, kryebashkiaku Veliaj shfrytezoi rastin që t’iu bente apel prindërve të mos synojnë shkollat larg vendbanimeve të tyre.

 

“Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët, tani që kanë filluar regjistrimet, po hapen shumë shkolla të reja në Tiranë, edhe në Tiranën periferike, edhe në Tiranën e vjetër urbane, të respektojmë atë që thotë gjendja civile regjistri i nxënësve dhe ligjet e këtij shteti, që, secili të regjistrohet tek shkolla më e afërt. Infrastruktura është pothuajse njësoj kudo. Ndërkohë që edhe me portalin e mësueseve, mësuesit nuk zgjedhin më shkollat preferenciale, pra nuk ka më asnjë arsye pse të ushtrojmë trysni për një shkollë ku fëmijës i duhet një orë me furgon në trafik të kalojë nga një cep i qytetit në tjetrin.”

 

Veliaj siguroi se me standardin e njëjtë të shkollave, si në qendër, ashtu edhe në periferi, bashkia kujdeset për një start të barabartë për çdo fëmijë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *