Subscribe

Qeveria shqiptare edhe ajo e Kosovës janë bashkuar këtë të premte në Elbasan ku kane zhvilluar një mbledhje te përbashkët. Ky është takimi i 7 i dy qeverive, ndërsa pritet të firmosen gjithsej 15 marrëveshje.

Ato përfshijnë lëvizjen e lirë, arsimin, drejtësinë, infrastrukturën dhe lehtësimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar.

Në fillim e mbledhjes, kryeministri Rama u shpreh se dy vendet janë të gatshme të venë në zbatim marrëveshjet që janë nënshkruar dhe mos të mbeten vetëm premtime.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

“Sot nuk jemi në një mbledhje që ka gjithmonë peshën e vet simbolike, por përtej, sot me vjen mirë që jemi në një mbledhje punësh konkrete të materialuzar në punë konkrete, është prioritet që gjithçka që kemi vendosur të jetë në krye të agendës së punës së të gjithë ministrave përkatës, për të mos lejuar që në rrugën e zbatimit këto fjalë të nënshkruara të mbeten fjalë.”

 

Konkretizimi i marrëveshjeve sipas Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti do të forcojë të dyja vendet në fushen ekonomike edhe atë gjeo-politike.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER, KOSOVE

 

“Integrimi i dy shteteve tona është sa strategjik dhe parimor, numri i marrëveshjeve duhet të shoqërohet me cilësi në zbaritin e tyre. Si patriot duhet ti forcojmë të dy shtete tona, patriotizëm sot është të luftosh krimin, të punosh për lirinë e mediave dhe ekonomi gjithëpërfshirëse. Bashkëpunimin me njëri-tjetrin e kemi për detyre, ashtu si edhe mbrojtjen e njëri-tjetrit. Jemi më shumë sesa 2 shtete për tu shpërqendruar.”

 

Njohja e sigurimeve shoqërore, hapja e pikës kufitare në Shishtavec si dhe  projekti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, janë ndër pikat kryesore që dy qeveritë janë dakordësuar.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

“Krijojmë kushte shumë më të favorshme për të dyja anët e kufirit për aksesin në tregun e punës, dhe një tjetër hap për një treg të përbashkët, ku shqiptarët mund të studiojnë, punojnë dhe pastaj të dalin në pension pavarësisht vendit gjeografik ku është. Njohja e sigurimeve shoqërore jep një mesazh të plotë për lirinë e ccdo shqiptari për të jetuar e punuar në të anët e kufirit. Të diplomuarit e universiteteve tona shumë shpejt do të kenë njohje automatike diplomash. Hiqet menjëherë një procedurë burokratike e mbuluar me shkresa. Pas nisjes punës për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës tashëm kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për nisjen e një studimi fizibiliteti për hekurudhën Durrës-Prishtinë

 

Ndërkohë, pas akuzave të Beogradit zyrtar se Albin Kurti kërkon krijimin e Shqipërisë së Madhe, kryeministri i Kosovës u përgjigj:

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER, KOSOVE

 

“Të thuash se jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar do të shquhesh si nacionalist ,e të thuash se bashkohemi në BE të thonë diplomat. Le të flasim si diplomatë, e të punojmë si patriotë. Sa më të përafruar, aq më të fortë e fuqishëm do të bëhemi sepse jemi më shumë se dy shtete. Duhet ta gjejmë thirrjen e përbashkët.”

 

Dy kabinetet pritet të finalizojnë këtë të premte krijimin e sekretariatit koordinues qeveritar i cili do të raportojë pranë dy zyrave të kryeministrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *