Dy punonjëse të Pediatrisë në Elbasan kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke sjellë mbylljen e repartit.

Pavioni është zhvendosur tek urgjenca e vjetër, ndërsa është bërë dezinfektimi i ambienteve dhe punonjësve të tjerë iu është bërë testi.

Ndërkohë, dy sanitarët janë karantinuar në banesën e tyre.

Sot, Ministria e Shëndetësisë raportoi se dy qytetarë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, ndërsa janë regjistruar edhe 158 raste të reja pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *