Subscribe

Nje përmbysje e plote e qëndrimit te akuzës per nje vrasje te trefishte ne qytetin e Vlorës, ka krijuar dyshime te forta për nje afere korruptive. Ne qender te skandalit te dyshuar janë dy prokuroret e larte te Prokurorisë se Përgjithshme: Shefja e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça si dhe Prokurori Artur Selmani.

 

Qe te dy ata jane pezulluar nga detyra me urdhër te kryeprokurorit Llala, ndërkohe qe po hetohen edhe per korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Gjithçka lidhet me masakrën e ndodhur ne prill te vitit 2015 ne lagjen Çole te Vlorës. Gjate nje përplasjeje me arme mes dy grupeve, mbeten te vrare tre persona ndërsa nje u plagos. Viktimat ishin Haki Rakipi, Ardi Velaj dhe Albi Limaj. Per krimin e rende, policia arrestoi tre vete: Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

 

Gjykata e Shkalles se Pare dhe ajo e Apelit mbështeten kërkesën e Prokurorisë, duke dënuar Aleksandër Llanajn me burgim të përjetshëm, dhe Ani Begaj e Bertil Aliaj me nga 35 vjet ne qeli. Por, avokatet e te dënuarve bene rekurs ne Gjykatën e Larte. Këtu u përmbys gjithçka. Prokurori i çështjes, Artur Selmani, kërkoi pushimin e akuzave. Ai u justifikua se ketë ndryshim e kishte diskutuar me shefen e drejtorisë gjyqësore Alma Muça.

 

Por kjo nuk e ka bindur kryeprokurorin qe urdhëroi hetimin e tyre e po ashtu i pezulloi nga detyra. Bashkë me Alma Muçen dhe Artur Selmanin, pjesë e penalizimit administrativ dhe hetimit penal, janë edhe ndihmësit gjyqësorë, të cilët kanë përgatitur relacionin për prokurorin.

 

Ndërkohë, që këtë të enjte, Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e dy gjykatave të rrethit Vlorë, duke rrëzuar kërkesën e prokurorit Selmani për ndryshimin e cilësimit të veprës penale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *