24 persona janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së posacme për falsifikimin e dokumentave , të përdorura per kalime të paligjshme jashtë vendit. Gjykata kundër korrupsionit e krimit të organizuar ka dhënë masën e sigurisë per te ndaluarit nga të cilët 15  “Arrest në burg” ndersa 7 prej tyre do te qendrojne ne “Arrest shtëpiak”,duke përfshire ketu dhe dy police. Efektivet Besjan Mustafa dhe Behar Ismailaj akuzohen per shpërdorimi detyre.Nderkohe per dy persona te tjere eshte caktuar masa detyrim paraqitje.

ARDI VELIU

DREJTOR I POLICISE SE PERGJITHSHME

“Hetimet në lidhje me këtë grup kriminal filluan pas evidentimit të një rasti të shitjes së një pasaporte të falsifikuar amerikane në Tiranë dhe me pas u zgjerua dhe u zhvillua në një hetim të madh ndaj një grupi kriminal ndërkombëtar, dedikuar kalimit të paligjshëm të kufijve shtetëror, të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme si karta identiteti, pasaporta, leje drejtimi, karta shëndetësore etj. Ky grup kriminal, pasi siguronte dokumente të dyshuara të falsifikuara në Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme si në Kosovë etj, rekrutonte persona të interesuar, me qëllim udhëtimin e tyre për në SHBA, Kanada, Mbretëri të Bashkuar etj, dhe gjithashtu u siguronte akomodimin në vende të ndryshme të BE-së, biletat e udhëtimit etj.”

Anëtarët e këtij grupi kriminal dergonin emigrante me dokumenta të falsifikuara drejt Italisë dhe Gjermanisë, e me pas ata kalonin drejt SHBA, Kanadase dhe Anglise.

Anëtarët e këtij grupi kriminal, dokumentet e dyshuara të falsifikuara i dërgonin me autobusë të agjencive turistike, kryesisht në Itali dhe në Gjermani dhe nga aeroportet e këtyre vendeve shtetas të ndryshëm tentonin t’i përdornin dokumentet e falsifikuara, me qëllim destinacionin e tyre final SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar etj. Nga hetimet e kryera ndaj këtij grupi kriminal, gjatë një viti, janë arritur të dokumentohen disa raste të personave të kapur dhe të arrestuar në vendet si Itali, Gjermani, Spanjë, Mbretëri e Bashkuar.

Për te ndjekur dhe hetuar ketë rast u krijua Task Forca hetimore e përbashkët shqiptaro-amerikane, e quajtur “JOINT SHIELD”. Kjo njesi eshte e përbërë nga pjestare te policise shqiptare dhe eksperte amerikane. 

1. Bukurie Ahmetaj, 57 vjeç, banuese në Tiranë, me masë sigurie  “Arrest në burg”.

2. Elvis Ahmetaj, 25 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”.

3. Shkëlzen Avduli, 45 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie  “Arrest në burg”.

4. Klajdi Llika, 24 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg” .

5. Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”.

6. Altin Memaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”.

7. Blerim Coka, 40 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie “Arrest në burg.

8.Admir Spahia, 44 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie “Arrest në burg”,

9. Azem Tanushi, 37 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”

10. Xhelil Dauti, 60 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”,

11. Mark Gjinaj, 56 vjeç, banues në Laç, me masë sigurie “Arrest në burg”,

12. Juxhin Tirana, 30 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie “Arrest në burg”,

13. Ilir Ferati, 34 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie  “Arrest në burg”,

14. Elvis Qemaj, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”,

15. Gëzim Gjonaj, 47 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie “Arrest në burg”,

Gjithashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit G. B., A. K., B. T., B. I., B. M., A. M., E. B., si dhe masat e sigurimit “Detyrim paraqitjeje” për shtetasit  D. S dhe A. C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *