Shkon në tre, numri I të prekurve nga koronavirusi në Greqi.

Rasti i dytë fillimisht ishte fëmija i 38 vjecares në Selanik që ishte e para e prekura nga virusi në këtë vend.

Djali 9 vjec është infektuar pikërisht nga mamaja e tij e cila kishte qënë në Itali pak ditë më parë.

Djali ka qënë 2 ditët e fundit në shkollë ( të hënën dhe të martën) para se të izolohej.

Për momentin nuk ka simpatoma , por do  mbahet në karantinë.

Ndërkohë në Athinë është identifikuar rasti i parë.

Bëhet fjalë për një vajzë të re që kishte udhëtuar kohet e fundit në Itali.

Ajo është izoluar në një spital në Athinë dhe aktualisht ka gjëndje të mirë.

Ministri i Shendetësise Vasilism Kikilias tha në një konferencë shtypi se janë anuluar karnavalet ë të gjithë Greqinë.

Ndërkohë janë mbyllur shkollat për të paktën 14 ditë në Selanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *