Në Pogradec u shënua një aksident rrugor këtë të mërkurë.

 

Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe për pasojë një pasagjer mbeti i plagosur.

 

Dëmtimet e tij janë të lehta dhe aktualisht po trajtohet në spital.

 

Aksidenti ndodhi sepse një nga mjetet shmangu përplasjen e një fëmije.

 

Për ngjarjen, forcat e policisë shoqëruan në komisariat drejtuesit e mjeteve për t’u marrë në pyetje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *