Përvec numrit shumë të lartë të viktimave  të regjistruara këtë të hënë ( 812), cdo e dhënë tjetër e ditës së parë të kësaj jave në këtë vend ka qënë positive dhe shumë shpresëdhenëse.

Dy janë gjërat që bëjnë optimist italianët këtë të hënë. Së pari numri i rënë ndjeshëm I rasteve të reja në 24 orët e fundit.

Kemi të bëjmë me 1648 raste të reja në të gjithë Italisë gati 2200 më pak sesa dita e dielë. Kjo është shifra më e ulet thuajse e 10 ditëve të fundit. Në total tani janë 75 mijë e 528 raste active me COVID-19 në këtë vend.

Shumë I vogël edhe numri I personave që I janë shtuar terapisë intensive këtë të hënë.

Kemi vetëm 75 paciente të rinj që janë shtruar në terapi intensive në 24 orët e fundit ndërsa në total shifra është 3981. Një tjetër e dhënë positive është edhe rekordi I regjistruar sa I takon pacienteve të shëruar brenda 24 orëve dhe konkretisht këtë të hënë kemi 1590 ( më e larta në këto kohë).

Edhe nga Lombardia erdhen lajme shume te mira pasi kete te hene patem 1134 raste me pak per paciente te rinj ne raport me te dielen sic patem me pak viktima gjithashtu.

Zv.Ministri i Shëndetësise Speranza tha se piku I semundjes mund të jetë pas 7-10 ditësh ndonëse tani kurba nuk është më në rritje.

Nga ana tjetër autoritetet italiane deklaruan se masat për kufizimin e lëvizjeve të qytetareve do të vijojnë të jenë në fuqi të paktën deri pas pashkeve katolike.

Me shifrat e reja të ditës së hënë dhe kur jemi në ditën e 40 të përhapjes së sëmundjes në Itali, llogariten 101 mijë e 739 paciente pozitiv në tërësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *