Rreth 900 familje në fshatrat Dvoran dhe Kamenicë në Bashkinë e Korçës së shpejti do të kenë 24 orë ujë të pijshëm në banesat e tyre. Kjo falë projektit prej 2,2 milionë euro të bashkëfinancuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkisë Korçë për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit.

Aktualisht ky projekt është duke përfunduar dhe pritet që në fund të muajit qershor banorët të mund të kenë ujë 24 orë në çezmat e tyre. Kryebashkiaku Sotiraq Filo gjatë inspektimit të punimeve tha se ujësjellësi i Dvoranit dhe Kamenicës është projekti më i madh i zbatuar nga bashkia e Korçës në fushën e ujësjellësave për fshatrat e këtij territori.

Në të dy fshatrat Dvoran dhe Kamenicë në Korçë jetojnë rreth 3400 banorë të cilët janë përfitues direktë të këtij projekti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *