Subscribe

Organizimi i konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut gjatë mandatit të presidencës sllovene, mbetet prioritet për Bashkimin Europian.

 

Por pavarësisht shpresës së diplomatëve te vendeve europiane, do të jetë Bullgaria që do të vendosë nëse do ti japë fund ngërçit me Shkupin për të hequr pengesën.

 

 

ELISABETH BARSACQ

AMBASADORE E FRANCES NE TIRANE 

Pyetja ose çështja e cila mua më shqetëson më tepër kryesisht në këtë moment është që ne të arrijmë të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut natyrisht me urimin më të madh që ajo të bëhet gjatë presidencës sllovene pra së shpejti dhe duke pritur gjithashtu edhe përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari ashtu siç i tha  dhe kryeministri i Holandës i cili ishte në Shqipëri dje.

 

PETER ZINGRAF

AMBASADOR GJERMAN NE TIRANE

Unë do të nënvizoja ashtu siç tha kancelarja kur ishte në vizitë këtu ne punojmë të gjithë së bashku me partneritete në mënyrë që konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mund të realizohet brenda presidencës Sllovene dhe të jeni të sigurtë që në të gjithë po punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë që të bëhet.

 

E pyetur nëse do të ketë ndarje nëse Maqedonia e Veriut nuk zgjidh konfliktin me Bullgarinë, ambasadorja franceze tha:

 

Kjo çështje nuk shtrohet për momentin, cështja që shtrohet për momentin është që përgjatë presidencës sllovene të punojmë të kemi një datë.

 

Deklaratat ambasadorët i bënë nga Korça ku morën pjesë në një aktivitet në nder të ushtarëve francezë të rënë gjatë luftës së parë botërore.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *