Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet Italisë duke...

Vendosën eksploziv në derën e shtëpisë së 72 vjeçarit...

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën e dyqanit...

Zi në familjen e Lionel Messit, ndahet nga jeta...

“Korrupsioni, rrezik për NATO-n”, Berisha: Harta e PS me...

Incidenti në Kuvend, Kurti: Më gjuani me vezë, vetëm...

Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi të vriste...

Përshkallëzohet situata në Kuvendin e Kosovës, deputetja sulmon me...

Retë e hirit nga Etna detyrojnë aeroportin e Katanias...

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon konstituimi i...

DW: Shqiptarët kryesojnë listën e të dëbuarve nga Gjermania në vitin 2020

11 Mars 16:57

Nga 10800 shtetas të huaj të kthyer me detyrim nga Gjermania në vitin e kaluar, 1006 ishin shtetas nga Shqipëria, prej të cilëve 926 janë kthyer në Shqipëri. Kësisoj Shqipëria renditet e dyta pas Gjeorgjisë (928) në listën e vendeve pritëse të refugjatëve të kthyer me detyrim nga Gjermania. Kjo del në pah nga një përgjigje e qeverisë gjermane ndaj grupit parlamentar E Majta në Bundestag. Gati një e katërta (2626) e të gjitha dëbimeve të bëra vitin e kaluar kanë pasur si destinacion Ballkanin Perëndimor. Në Serbi janë dëbuar 719, në Maqedoninë e Veriut 404, në Kosovë 300, në Bosnje-Hercegovinë 169 e në Mal të Zi 109.

Një e pesta të mitur

Në përgjithësi duhet thënë se numri i të dëbuarve në total, në vitin 2020 ka qenë trefish më i ulët se në vitet e mëparshme. Përafërsisht një ndër gjashtë te dëbuarit vitin e kaluar ishte i mitur. Në kthimet e bëra në Shqipëri madje të miturit (234) përbënin një të katërtën, ndërsa Maqedoninë e Veriut, më shumë se një të tretën (145): Shifrat e të miturve të kthyer në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor: në Kosovë 62, Serbi 227, në Mali të Zi 44, dhe në Bosnje-Hercegovinë 45.

Mbi 1571 shqiptarë të kthyer në kufi

Në dokumentin e qeverisë gjermane jepen shifra edhe për kthimet e bëra qysh në kufi, numri i të cilëve në total ishte 19600. Shtetasit shqiptarë janë të dytët (1571), pas rumunëve (1573). Shkaku kryesor i refuzimit të shtetasve shqiptare në kufi ka qenë mungesa e vizës ose lejes së qëndrimit.

Kthime vullnetare

Por numri i shqiptareve të kthyer nga Gjermania është shumë më i lartë. 6380 shtetas shqiptarë janë larguar nga Gjermania vitin e kaluar, 2006 syresh me një fletëkalim të thjeshtë. (Vendet e tjera të BP Serbia: 1228, MV: 1007, Kosova: 654, BH: 508).

E majta kërkon rregullim të lejes së qëndrimit

Organizatat në mbrojtje të refugjatëve kritikojnë në përgjithësi kthimet e detyruara në zonat me përhapje të lartë të virusit Corona. E majta kishte organizuar vitin e kaluar një fushatë kundër dëbimeve në kohë korone. Kjo bëri që qeveria t’i ndalte fillimisht dëbimet, deri në mesin e vitit të kaluar. Ato rinisën sërish, me pjesëmarrje të shoqatave ajrore, Lufthansa, Air Berlin dhe Bulgarian Air.  Ulla Jelpke, deputete e Majtë, në një deklaratë të në nxjerrë në media kritikon politikën e qeverisë dhe kërkon ndryshimin e ligjit për azilkërkuesit e refuzuar dhe të drejtë qëndrimi për personat me Duldung.

Në një artikull në revistën Migazin, eksperti i imigracionit Hendrik Lammers,  nga IBIS Oldenburg, shkruan se gjysma e dëbimeve nëpër gjyqe vlerësohen si në kundravajtje me ligjet. Lammers kritikon sidomos politikën e dëbimit të të miturve, të cilët jo rrallë para se të dëbohen detyrohen të presin në burgjet e dëbimeve. /DW

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
DW Emigracion Gjermani shqiptare Viti 2020

Nga e njëjta kategori

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet Italisë duke vendosur kontrolle kufitare për udhëtarët

më shumë...

Vendosën eksploziv në derën e shtëpisë së 72 vjeçarit në Tiranë, shpallen në kërkim 3 vëllezërit (EMRAT)

më shumë...

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën e dyqanit në Durrës

më shumë...

Zi në familjen e Lionel Messit, ndahet nga jeta babai i yllit argjentinas, ishte edhe menaxheri i tij

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:47

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet...

2:39

Vendosën eksploziv në derën e shtëpisë së...

2:36

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën...

2:23

Zi në familjen e Lionel Messit, ndahet...

2:09

“Korrupsioni, rrezik për NATO-n”, Berisha: Harta e...

2:04

Incidenti në Kuvend, Kurti: Më gjuani me...

1:50

Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi...

1:15

Përshkallëzohet situata në Kuvendin e Kosovës, deputetja...

1:02

Retë e hirit nga Etna detyrojnë aeroportin...

12:34

EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut,...

12:12

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon...

12:10

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”,...

11:56

Festivali i folklorit në Kotë, 25 grupe...

11:55

Siguria rrugore, Hita në terren: Një rregull...

11:48

Sherr në burgun e Fierit, dy të...

11:33

Njëri u vendosi zjarrin dy makinave, tjetri...

11:25

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti...

11:16

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e...

10:39

Kush do të jetë presidenti i ri...

10:04

Flakët përfshijnë furgonin që vinte nga Maqedonia...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi të vriste të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.