Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço u shpreh i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës Administrative të Tiranës për çështjen “Duty Free”. Në reagimin e tij, ai e cilësoi këtë një mesazh negativ që jepet për të gjithë invesitorët e huaj.

 

“Sapo u njohëm me vendimin e Gjykatës i cili ishte në fakt shumë zhgënjyes. Kemi një mesazh tepër negativ ndaj komunitetit të investitorëve të huaj. Në këtë rast nuk jam në gjendje të them kush janë hapat e ardhshëm të investitorit por është një shembull i keq dhe një mesazh shumë negativ që po i dërgojmë investitorëve por edhe klimës së investimeve. Nuk i di hapat që do ndjekë investitorët por arbitrazhi ka provuar që ka qenë me pasoja negative për shtetin shqiptar kryesisht, sigurisht edhe për njerëz të tjerë.”

 

Vendimi i gjykatës për të lënë “Duty Free” në duart e gruas së Gjin Gjonit nuk u prit mirë as nga ambasada amerikane dhe as nga Ministria e Financave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *