Subscribe

“Dyrrahu i Rrëfyer nëpërmjet Monedhave”, kjo është ekzpozita më e re në qytetin bregdetar.

Ekspozita u hap në Kullën Veneciane, duke ofruar një këndvështrim të veçantë për historinë e zhvillimit ekonomik të qytetit përmes monedhave antike.

“Kjo ekspozitë u krijua për të sjellë në vëmendje trashëgiminë e pasur numizmatike të Durrësit që datojnë që nga shekulli i parë para erës sonë”, tha specialistja e qendrës muzeore në Durrës, Antigoni Suli.

Çdo imazh i paraqitur sjell në jetë monumentet dhe objektet historike të Durrësit, duke e bërë këtë një udhëtim të jashtëzakonshëm kulturor për të pranishmit.

Ekspozita përfshinte gjithashtu projektin “MONEY SMART”, që synonte edukimin financiar për publikun, duke e bërë përvojën jo vetëm historike, por edhe ndërgjegjësuese për çështjet financiare./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *