Subscribe

Në Durrës kanë nisur përgatitjet e para për sezonin turistik.

 

Prej disa ditësh ka nisur puna në të gjithë gjatësinë e vijës bregdetare për pastrimin e plazhit nga leshteriku dhe më pas do të vijohet me dezinfektimin dhe plugimin e rërës.

 

ALFRED DHULI

 

DREJTOR I NDERMARRJES KOMUNALE PLAZH

 

Ne kemi nisur punën prej disa ditësh, nëse koha do të mbajë do të vazhdojmë intensivisht pastrimin dhe besojmë se do  të jemi gati në javën e dytë të majit për sezonin turistik.

 

Sfida më e madhe para nisjes së sezonit turistik mbetet largimi i mbetjeve urbane si dhe materialeve inerte.

 

Vija bregdetare në plazhin tradicional të qytetit të Durrësit, nga Ura e Dajlanit deri tek blloku i vilave në Plepa, ka një gjatësi prej afro 4 kilometrash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *