Subscribe

Të tjera detaje dalin nga vrasja në Durrës, ku humbi jetën 34-vjeçari Idajet Dulla.

Babai i dy djemve, Idajet Dulla, ishte me origjinë nga Kukësi, por banonte në Durrës, ku punonte edhe si shofer furgoni.

Ai u vra me thikë me zemër nga Arbër Koti në zonën e Plepave. Dyshohet se konflikti mes tyre mund të ketë nisur për bllokim të rrugës, por ende nuk është qartësuar.

34-vjeçari u dërgua drejt Spitalit të Durrësit nga gruaja dhe familjarët, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet dhe i është vënë në ndjekje autorit të këtij krimit, Arbër Kotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *