Një  ngjarje e rende ndodhi ne Durrës. Një 16 vjeçar humbi jetën pasi u godit me thike ne zemër nga një bashkëmoshatar i tij.

 

Anxhelo Gjakozi shkoi ne mësim 5 minuta me vonese, por mësuesja e klasës nuk e kishte pranuar, duke qene se kishte marre mungese. Pasi doli jashtë nga klasa ai u konfliktua për motive te dobëta me një 17 vjeçar, i cili gjate zënkës e goditi me thike.

 

16-vjeçari u transportua menjëherë për ne spital ne gjendje te rende dhe nuk i shpëtoi dot plagëve qe kishte marre. Ndërkohë policia arrestoi autorin e dyshuar te krimit i cili do te merret ne pyetje ne prani te psikologut për rrethanat e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *