Një 22 vjeçar nga Peja ka rënë në pranga, pasi i ofroi ryshfet punonjësve të policisë.

 

Sipas policisë ës htë arrestuar drejtuesi i automjetit, shtetasi V.B., 22 vjeç, banues në Pejë, Kosovë,  në aksin rrugor Durrës-Plepa, pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me Radar.

 

Gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin dhe 30 euro, me qëllim shmangien e masës administrative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *