Subscribe

20 punonjëse te një rrobaqepësie ne shkozet te Durrësit kane përfunduar ne urgjencën e spitalit. Gjate punës ato kane pasur shqetësime ne frymëmarrje, marrje mendsh deri gjendje te fikëti. Pas kontrollit ne urgjence ato kane marre serume dhe mjekime te tjera. Njëra prej tyre mohon te kenë konsumuar diçka duke thënë se gjithçka ndodhi gjate punës.

 

Nuk dihet nëse është helmim nga ushqimi apo çlirim i mundshëm i ndonjë gazi ne rrobaqepësinë ku punojnë rreth 120 punëtorë.

 

Mjeket kane marre kampione gjaku për kryerjen e analizave dhe gjetjen e shkakut te sëmundjes masive.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *