Subscribe

Panairi ndërkombëtar i librit ka mbledhur ne Durrës 70 shtëpi botuese nga vendi e rajoni. Per nje jave, ato do te prezantojnë titujt e tyre per lexuesit, duke i dhëne gjallëri qytetit ne kulmin e sezonit turistik. Edhe autore te ndryshëm kane mundësi te prezantojnë veprat përkatëse e te komunikojnë me lexuesit. Panairi ka tërhequr vëmendjen e qindra qytetareve e po ashtu dhe te vizitoreve qe kane zgjedhur te kalojnë pushimet ne Durrës. Panairi do të qëndrojë i hapur deri në datën 7 gusht. Stendat e shtëpive botuese do te jenë të hapura çdo ditë duke nisur nga ora 18.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *