Subscribe

Tre persona u vunë në pranga dhe një tjetër po ndiqet në gjendje të lirë te akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

 

Operacionet e koduara me emrat “Vazhdimësia ” dhe “Mafsheq” çuan ne sekuestrimin e një sasie heroine, si dhe kanabis satriva. Bashkë me to u bllokuan edhe një peshore elektronike, telefona celularë dhe një sasi lekësh.

 

Drejtori i policisë së qarkut Drejtues Alfred Çepe tha se arrestimet u kryen në 24 orët e fundit.

 

Në pranga ranë Nderim Mona 52 vjeç, Arjan Abdyli 20 vjeç, ndërsa një grua 31 vjeçare po ndiqet ne gjendje të lirë.

 

Në operacionin e dytë është arrestuar Lik Kabili 64 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 22 kg hashash qe ishte vendosur në 5 thasë, gati per t’u shitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *