Subscribe

Gjenden objekte të shekullit të 2 pas Krishtit pranë forumit bizantin në qytetin e Durrësit.

 

Ekspedita arkeologjike shqiptaro-franceze ka arritur në pikën më të thellë të gërmimeve, duke zbuluar kështu në strukturën e shtresave të hershme, enë qeramike balte e qelqi, bizhuteri si dhe objekte të tjera që sipas arkeologut Eduart Shehi tregojnë braktisjen e menjëhershme të një banese të rrëzuar në mënyrë dramatike.

Gërmimet po kryhen në pjesën jugore të Forumit për të bërë lidhjen midis termave që i përkasin periudhës romake që gjenden poshtë pallatit të kulturës, afro 30 metër larg nga kjo zonë gërmimesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *