Në ndryshim nga Meghan Markle, të cilës i pëlqen herë pas here të thyejë rregullat e familjes mbretërore, dukesha Kate Middleton shfaqet gjithmonë e përmbajtur në daljet e saj publike, kjo lidhet ngushtë edhe me faktin se ajo është pretendentja më e afërt për t’u bërë mbretëreshë. Por kur dikush i prek fëmijët, mamaja 37 vjeçare kthehet në një bishë të vërtetë.

 

Së fundmi, moderatori Greg James në “BBC Radio 1” bëri disa batuta për princeshën Charlotte, lidhur me ditën e saj të parë në shkollë, duke iu referuar disa fotove që qarkulluan në rrjet. ”Kush dreqin shtrëngon duart me mësuesen në ditën e parë të shkollës? Duket si një gjyshe e vogël”- u shpreh James, mirëpo kjo fjali i ka kushtuar shtrenjtë moderatorit.

 

 

Kate dhe William e kanë thirrurnë pallatin mbretëror për t’i kërkuar shpjegime. James i ka tërhequr fjalët që tha për princeshën Charlotte, duke u kërkuar ndjesë çiftit mbretëror.  Kujtojmë se princesha Charlotte nisi ditën e parë të shkollës në ‘St. Thomas’s Battersea’, ku studion edhe George, para dy muajsh ku edhe ka spikatur me rezultatet e larta./ LIVING

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *