Opozita kete te enjten do të kthehet në parlament për ti dhënë fund bojkotit prej disa muajsh.
Ky është një vendim që është marrë në takimin kryetarit të PD-së Lulzim Basha me aleatet ku është rënë dakord që deputetet të jenë në seancë, sepse diskutohet dekreti i presidentit Meta per buxhetin, por edhe te premten sepse diskutohet vettingu ne politike.
Për të folur më shumë në lidhje me zhvillimet më të fundit në PD dhe vendimin për tu kthyer në Kuvend, deputetja Grida Duma ka folur për edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, ku ka theksuar se ky është një veprim që bëhet në mbeshtetje të protestës së studentëve.
Kthimi i opozitës në parlament bëhet vetëm për të shpëtuar mandatet apo është realisht për kauzën e studentëve dhe vettingut në politikë?
Padyshim se nuk ka lidhje me të shpëtuarin e mandateve, përsa më përket mua jam e gatshme të bëj çdo saktifiçë deri në lënie mandati , në qoftëse kauza duhet mbështetur deri në fund. Këto kanë qenë vendime të strukturës në përgjithësi dhe të dakordësuara në mazhorancë për tu kthyer në këtë të jashtëzakonshme për studentët dhe që ka të bëjë me situatën politike në tërësi. Kjo nuk do të thotë se vendimi i mandateve është një vendim përfundimtar i sotëm apo është një vendim që ka lidhje për ruajtjen e asaj që është statusi i deputetit që është i parëndësishëm në këtë moment. Unë mendoj se PD-ja mori një vendim për tu futur në parlament me qëllim që të mos e lërë këtë situatë që të kalojë në një situatë normaliteti dhe boshadisje, që pritet që nesër do të diskutojë për kthimin e buxhetin e arsimit, i ciliështë kthyer nga presidenti Meta dhe nëser do të diskutohet në parlament. Studentët kanë të drejtën e tyre që nëse bëhet fjalë se duan të zgjidhen vërtet problemet duhet që aty të propozohet se si zgjidhen këto probleme në çfarë mase dhe me çfarë zgjidhje kapitale.
Kemi pasur disa çështje të rëndësishme edhe herë të tjera në parlament siç ka qenë çështja e Unazës së re, pse jo atëherë në parlament por sot?
Çështja e Unazës së Re u vertetua më pas se kishim të bënim me kompani fantazëm me larje parash etj, që janë çështje që nuk zgjidhen në Parlament, këto janë çështje që kërkojnë zgjidhje drastike dhe sigurisht ajo që kërkohet aty nuk është çështje letrash. Nëse do të ishte puna për çështje letrash edhe çështja e Teatrit sot duhet të kishte qenë çështje e mbyllur. Ne e kemi parë se çfarë beteje kemi bërë në Parlament për mosprishjen e Teatrit dhe kjo nuk ka funksionuar nga pikëpamja e jetës parlamentare, ka funksionuar protesta. Ndërsa sa i përket Unazës së Re as nuk ka diskutim që nuk zgjidhet në parlament, dhe nuk kërkohet të ishte e tillë, kurse këtu kemi të bëjmë me një tezë politike që opozita duhet parjetër që ta tregojë, se nëse e ka nisur logjikën që duhet kthyer pas plotësisht Reforma dhe ligji i Arsimit të Lartë padiskutim duhet ta tregojë atje, dhe se buxheti të jetë jo i dyfishtë por së paku 20 milionë euro të cilat janë ato që sot paguhet studenti shqiptar, janë një asgjë për tu futur si zgjidhje që atyre tu jepet mundësia që ata të mos paguajnë në kushtet e një Shqipërie kaq të varfër. Janë probleme dhe situata që unë mendoj se nga pikëpamja e logjikës janë të ndjekura mirë nga opozita.
Do kemi kombinim mes debatesh dhe protestës në Parlament?
Padiskutim do të kemi protestë jashtë Parlamentit, nuk po shkojmë atje të bëjmë jetë parlamentare të mirëfilltë, nuk po ndjekim rendin e ditës prej 11 çështjesh, po kthehemi atje për situatën e jashtëzakonshme për të dëgjuar shumë më tepër sesa thjesht siç është denoncimi në rrugë. Ju e keni ndjekur që i gjithë debatit është se është apo jo PD-ja brenda protestës ne jemi përpjekur që të ruajmë etikën për të mos e politizuar, pavarësisht se lobingje të ndryshme po përpiqen për të treguar se kjo është një protestë e politizuar, unë nuk mendoj se ka një çështje politike më të madhe sesa varfëria e vendit dhe kjo është politike në vetvete. Nuk mendoj se PD-ja duhet të kompleksohet që denoncon varfërimin e vendit dhe do të duhet të kompleksohet dhe të dalë sepo është një parti politike që mbështet një kauz shumë të madhe, por nga ana tjetër kemi bërë mirë që kemi respektuar studentët që ata të ngrenë energjinë e tyre të protestës dhe të revoltës në nivelin që ata duan me respektin ndaj kërkesave të tyre, nga ana tjetër nëse ne behëmi sot se ne duam ta mbështesim sot këtë protestë si një kauz të vërtet politike, atëherë këmi zgjedhur jetën parlamentare për ta bërë këtë jo si një seancë normale por një seancë protestë.
Procesi i zgjedhjes së këshillit kombëtar është shoqëruar me dorëheqje, me akuza, për garë fallco, çfarë ndodhi në të vërtetë?
Unë mendoj se po e quaj në zhargonin popullor është pompuar shumë keq, ka pasur një ose dy njerëz që thonë se unë nuk dua të garoj. Unë mendoj se është vlerësim të jesh kandidat për këshillin kombëtar të PD, së dyti secili në vullnetin e tij të lirë në përgjegjësinë e vet politike, unë mendoj se forcën e vet e ka të flasë vetë brenda dhe të mos flasë jashtë një organizate politike. Të vazhdojë luftën e vet absolutisht mund të jemi të gjithë në të njëjtat pozita, sigurisht një mendimi kritizier, por nga ana tjetër shikoj se brenda korpusit të trupit të këshillit kombëtar ka më shumë kritizier se sa mund ta imagjinoni, dhe kjo nuk është pumpuar ndonjëherë në mendja, njërëz të cilët në listat e 2017 kur u përpiluan dolën me mendimet e tyre krejtësisht diverse me ato që ishin mendimet e kryetarit të partisë. Sot janë në shumëcë le të themi në këshillin kombëtarë dhe besoj se lista e tyre që janë kritizer dhe që janë në listë sot është së paku 10-fishi i vetave që kanë ikur, janë mbi 30-35 veta. Duket sikur e kemi respektuar shumë demokracinë e brendshme në këtë kuptim. Sa i përket pastaj nëse këshilli kombëtar ka kënaqur të gjitha pritshmëritë jo të partisë por të shoqërisë, për përfaqësimin mendoj se ka shumë serish për të bërë.