Debate të ashpra ka pasur sot mes opoitës dhe mazhorancës për shkak të gjuhës të përdorur në Kuvend.

Ministrja Belinda Balluku është shprehur e habitur nga gratë deputete të PD-së që sipas saj kanë toleruar një deklaratë të deputetit Gjekmarkaj që i ka thënë ‘Harem të Ramës’ qeverisë.

Duma: Po i drejtohem Gjekmarkajt që nëse e ka përdorur fjalën harem t’ju kërkoj ndjesë. Tani në të njëjtin duel, a do çohesh dhe të thuash ndjesë zonja Duma që kryeministri ju përdori foton në fushatë. Pse nuk do çoheni?. Agron të lutem sqaroje këtë. Unë nuk kam përdorur asnjë fjalë ndaj jush.

Gjekmarkaj: Dua t’i shpjegoj zonjës ministre që e kam pasur në saj politik, jo në kuptim e haremit erotik të sulltanëve por si koncepte politike. Të lutem. Pusho more ti Derrkuc. (i drejtohet Braçes).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *