Miratimi i shpërblimit të fundvitit për pensionistet që do të jetë 50 dollarë ka sjellë menjehere reagimin e Partisë Demokratike.

 

Grida Duma e konsideroi paketën e shpërblimeve për fundvit si dhe shpërblimin për lindjetg e bebeve në 2019, një paketë turpi e cila është një fyerje për pensionistët dhe shoqërinë.

 

Duma shton se ndërsa të rinjte janë në protestë për të ardhmen, të moshuarit nga ana e tyre janë në lëmoshë për jetën.

 

Zyrtarja e PD shton se shpërblimi 50 dollarë është një paketë denigruese përsa kohe cdo fature që paguajnë qytetaret gjatë këtij viti është dyfishuar ose trefishuar.

 

Ajo shton se PD është alternative e vetme për pensionistet pasi , selia blu propozon pension minimal 250 dollarë në muaj.

 

 

Paketa e turpit fyerje për pensionistët dhe shoqërinë!Të rinjtë në protestë për të ardhmen, të moshuarit në  lëmoshë për jetën. Thotë se ka dhënë 50 dollarë pako turpi për pensionistët sikur ti ketë nxjerrë nga xhepi dhe jo nga buxheti i përbashkët i qytetarëve.460 lekë në muaj! Vetēm indeksimi do duhej të kishte qenë dyfishi.Me faturën energjisë të dyfishuar, faturën e ujit të trefishuar, ilaçet mesatarisht mbi 30 mijë lekë të vjetra në muaj, marrin pako denigrimi 50 dollarë në vit. Vetëm nga rritja e çmimeve dhe shtrenjtësia e jetës do duheshin minimalisht 50 dollarë në muaj për të pasur të njëjtat shërbime si 5 vjet më parë. Siç tallet sot me të rinjtë që pasi i zhvat thotë hajde bëjmë muhabet njësoj tallet me pensionistët që pasi i rrit çmimet i trajton si gjynafqarë ndërkohë që duhet të ishin kategoria me e respektuar e shoqerise.Për pensionistët ka vetëm një zgjidhje alternativa e PD, 250 mijë lekë pensioni minimal.Shtresa që meriton respekt, mirënjohje për kontributet e një jete punë i detyrohemi minimum dinjiteti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *