Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo sulmon kryeministrin Edi Rama se ndërton arritje imagjinare diplomatike, ashtu siç bën me projektet 3D. Sipas tij, kjo është mënyrë e kreut të qeverisë për të fshehur dështimin e qeverisjes.

Në një postim në “Facebook”, Pollo shprehet se Rama është thjesht si një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë.

“Propagandë e vetëm propagandë edhe kur kalon kufijtë e Shqipërisë. Pas deshtimit  me video montazhe ne vend i gënjen mendja se njësoj siç ndërtoi projekte imagjinare me 3D për të fshehur dështimin e qeverisjes, do të ndërtojë edhe arritje imagjinare diplomatike. I pandashëm nga  propaganda e gënjeshtra Rama duket thjesht si një cirk  lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë. Askush nuk i ka harruar premtimet dhe zotimet e tij që e bëjnë qesharak përpara e Europës që gjithnjë e më shumë e ka mbyllur në kafazin e harresës.  Varferia, kriza ekonomike dhe mungesa e nje plani konkret per perballimin e pandemise jane e verteta qe dhemb dhe qe rendon ne kurrizin e shqiptareve. E që nuk e zgjidhin dot shetitjet dhe e farfuritjet  diplomatike te Edi Ramës!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *