Pas shkarkimit të presidentit Ilir Meta me 104 vota pro nga deputetët, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka shpërndarë foton e deputetit Besnik Troplini, i cili shfaqet me 500 euro në ballë. Pas tij, shihet fanella e ekipit të Tiranës.

 

Troplini është një nga deputetë që votoi dje pro shkarkimit të Metës. Për këtë, Blushi nuk ka nguruar të ironizojë.

 

“Deputeti me “votë” në ballë, i grupit “antikorrupsion” të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej “oqeanit”. I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha”, shkruan zëdhënësi i Metës.

 

Troplini është pjesë e grupit të deputetëve të drejtuar nga Myslim Murrizi në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *