Përgjatë gjithë kësaj jave, partia demokratike ka zhvilluar takime me secilin prej aleatëve të saj, për të përmbyllur marrëveshjen për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

 

Tashmë është vendosur që të gjithë aleatët tradicionalë do të garojnë nën siglën e PD dhe gjatë këtyre takimeve grupi negociator vetëm ka dëgjuar kërkesat e aleatëve për qarqet ku ata duan të kenë kandidatë në zonë të sigurtë ose jo.

 

AGRON DUKA

KRYETAR I PAA

 

“Ne I kemi dhënë pretendimet tona, se ku pretendojmë të dalim në listë të sigurtë duke qenë se këto lista janë thuajse të mbyllura dhe ku pretendojmë që të dalim në listë për përfaqësimin në qarqe të ndryshme të Shqipërisë. Na është thënë që, pas negociatave që kanë zgjatur rreth një orë, na është thënë se brenda javës, pra deri të hënën do të na thonë që pranohet kërkesa jonë apo do të rregullohet dicka.”

 

Përvec Durresit ku Agron Duka do të kandidojë vetë në pjesën fituese te listës së PD dhe Tiranës që është qarku me I madh; Partia Agrare ka kërkuar përfaqësim në disa qarqe kryesore.

 

“Ne kemi struktura dhe mendojmë që në disa qarqe kemi kandidatura potenciale të cilat mund të ndihmojmë, mund të shtyjnë për të fituar, mund të jenë edhe jo në pjesën fituese sic është Fieri, Shkodra, Korca, Elbasani.”

 

 

E ndersa negociatat me aleatët vazhdojnë, tashmë është vendosur që lsi do të garojë me siglën e saj e partia demokratike me siglën e saj; porn ë disa qarqe regjistrimi I kandidatëve te LSI do të jetë fiktiv pasi mbështetësit e saj do të votojnë PD.

 

 

“Natyrisht aty ku mendohet që nuk konvertohen në deputetë votat e marra nga LSI, LSI do të mbështesë partinë demokratike. Ata janë në identifikimin e këtyre qarqeve, natyrisht do të jenë ato qarqe që kanë numrin më të vogël të deputetëve.”

 

Pritet që gjatë kësaj jave, lideri I opozitës Lulzim Basha të mbyllë ekipin drejtues te PD ne te gjitha qarqet dhe marrëveshjen me aleatët per te nisur nga Shkodra fushatën zgjedhore./Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *