Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha një intervistë për emisionin “Armiku i popullit” me gazetarin Ardit Roshi në televizionin “Vizion Plus.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u ndal edhe tek zgjedhjet ne KOKSH, duke shpjeguar përse sipas tij ato ishin të parregullta duke bërë edhe ankimim juridik.

 

 “Problematikat në KOKSH nuk kanë të bëjnë vetëm me procesin e zgjedhjes së presidentit, por edhe për asambletë apo zgjedhjet e organeve drejtuesve në KOKSH për të ardhur deri te zgjedhja e presidentit. KOKSH, sipas të gjithë anëtarëve, nuk ka funksionuar mirë, madje është regjistruar për herë të parë në gjykatat shqiptare në vitin 2018, merreni me mend se si ka funksionuar. Pastaj mënyra se si u organizuan asambletë, për të pasur ndryshime statutore dhe për të shkuar në zgjedhje ishin të gjitha në kundërshtim me ligjet dhe me statutet dhe nuk kishin të bënin aspak me frymën e olimpizmit që duhet të ketë ai institucion apo me frymën e një konsensusi të gjetur në mbledhjen e asamblesë së mëparshme me ndërhyrjen e të huajve si gjithmonë. Në konceptin tim KOKSH nuk mund të jetë vetëm për një udhëtim jashtë vendit, por duhet vërtetë të përhapë frymën e olimpizmit, të ndihmojë zhvillimin e sportit, të bashkojë të gjitha federatat dhe jo t’i përçajë ato. Fakti që KOKSH bën një asamble për të ndryshuar statutin në kushtet e bunkerizimit dhe pa pranuar asnjë media, sikur çfarë po ndodhte, duke ftuar disa e disa të tjera jo. Duke shkelur statutin në të gjitha afatet e lajmërimeve, etj., dhe të shkohet në zgjedhje, përjashtohen kandidatë për presidentë, përjashtohen anëtarë për të dhënë mendimin e tyre. Për këto arsye ne mendojmë që ajo asamble ka qenë e pavlefshme dhe për këtë e kemi ankimuar juridikisht, por nuk ka të bëjë me produktin, nuk ka të bëjë me individin, sepse për atë është çështje më vetë dhe kam koment më vete.

 

Në fund edhe një battue për Fidel Yllin, i cili u zgjodh President i KOKSH në  një proces që FSHF nuk e njeh.

Duka me batutë thotë se përsa kohe populli nuk e zgjodhi me deputet, do të thotë se Fidel Ylli është më mirë të qëndrojë tek sporti.

 

Sa i përket individit në fjalë, mendoj se ka qenë i përshtatshëm për sport sepse edhe vetë populli është treguar i zgjuar dhe e hoqi nga politika, i tha ik në sport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *