Subscribe

Edhe pse opozita e bashkuar ende nuk ka një vendim përfundimtar për çështjen e koalicioneve, kjo gjë nuk e ka penguar Partinë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës të vijoi takimet elektorale. Këtë herë nga Korça, Duka është shprehur se nuk ka më kohë për të pritur.

AGRON DUKA – KRYETAR I PAA

PAA, ka qëllimet e saj,që të ketë një grup parlamentar në parlamentin e ardhshëm. Mendoj që jemi në kohë që të mos presim strukturimin e koalicioneve që kemi brenda opozitës, kështu që do të vazhdojmë në të njëjtën kohë me fushatën elektorale.

 

Duke u ndalur tek koalicionet, Agron Duka ka argumentuar anët pozitive dhe negative të këtij Kodi Zgjedhor, ku për partitë që dalin me vete, rritet pragu i votave që duhet të marrin për një deputet.


AGRON DUKA – KRYETAR I PAA

Nga ana tjetër futja e një koalicioni të përbashkët me opozitën e bashkuar ka në vetvete siglën e asimilimit të siglave të partive tona, kështu që akoma jemi të pavendosur, megjithatë jemi më negociata me partinë demokratike si partia më e madhe opozitare. Nëse të dyja palët do të ngelemi të kënaqur nga negociatat ndoshta ajo do të jetë përfundimtare. Duket se janë strukturuar dy lista,një listë aleate edhe një liste e LSI, që thuaj vazhdon fushata me listën e kandidatëve të saj.

 

Kryetari i PAA, deklaroi se në varësi të vendimit të opozitës së Bashkuar, edhe ai do të shoh mundësinë e kandidimit në 4 qarqe, Durrës Tiranë, Vlorë e Fier.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *