Në lupën e varianteve të reja të koronavirusit që vijnë duke u shtuar, drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane Pfizer, Albert Burla ka deklaruar se mund të jetë e nevojshme edhe një dozë e tretë e vaksinës, pas 12 muajsh. Burla gjithashtu nuk e përjashtoi mundësinë që njerëzit do të duhet të vaksinohen kundër koronavirusit çdo vit.

 

ALBERT BOURLA

DREJTOR EKZEKUTIV, PFIZER

“Një skenar i mundshëm është që ka të ngjarë të ketë nevojë për një dozë të tretë, diku midis gjashtë dhe 12 muaj dhe më pas do të ketë një rivaksinim vjetor, por e gjithë kjo duhet të konfirmohet. Dhe përsëri, variantet do të luajnë një rol kryesor në arritjen e përfundimeve.”

 

Studiuesit ende nuk e dinë se sa zgjat mbrojtja ndaj virusit pasi dikush është vaksinuar plotësisht. Kompania Pfizer ka deklaruar se vaksina është  më shumë se 91% efektive deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë. Po ashtu edhe vaksina e kompanisë Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme me atë të Pfizer, rezultoi e efektshme në gjashtë muaj. Të dhënat u bazuan në më shumë se 12,000 pjesëmarrës të vaksinuar. Sidoqoftë, studiuesit thonë se duhen ende më shumë të dhëna, për të përcaktuar nëse mbrojtja zgjat pas gjashtë muajsh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *