Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi se duhanpirësit janë më të rrezikuar nga koronavirusi. Deklarata e lëshuar sot përmbannte një përmbledhje të studimeve të kryera nga ekspertët e shëndetit publik.

Ata kanë zbuluar se duhanpirësit kanë më shumë të ngjarë ta përjetojnë më rëndë koronavirusin, krahasuar me ata që nuk pinë duhan.

OBSH vuri në dukje se pirja e duhanit dëmton funksionin e mushkërive dhe e bën më të vështirë për trupin të luftojë koronavirusin dhe sëmundjet e tjera.

Pirja e duhanit është një faktor i njohur rreziku për shumë infeksione të frymëmarrjes dhe rrit ashpërsinë e sëmundjeve të frymëmarrjes.

“Duhani është gjithashtu një faktor kryesor rreziku për sëmundjet jo të ndërlidhura si sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, sëmundjet e frymëmarrjes dhe diabeti të cilët i vendosin njerëzit me këto kushte në rrezik më të lartë për zhvillimin e sëmundjeve të rënda kur preken nga COVID-19.”

Duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz në nivel global çdo vit. Më shumë se 7 milionë nga këto vdekje janë drejtpërdrejt nga përdorimi i duhanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *