Subscribe

Pas më shumë se një viti e gjysmë mungese, Teatri Kombëtar mirëpriti sërish publikun e tij, këtë herë në Amfiteatrin e Liqenit. Për 5 net, në skenë u vu një nga kryeveprat botërore të George Orëell, “Ferma e Kafshëve”.

 

Një revolucion ndodh në fermë, kafshët ngrihen kundër njeriut dhe marrin kontrollin. Por dikush duhet të marrë rolin e drejtuesit dhe të gjithë bien dakord ta marrin kafshët më të zgjuara. Alegoria therëse që ndjehet në çdo akt të dramës e bën edhe më koherente me realitetin. Ndaj dhe jo pa qëllim, regjisorja Driada

 

Dervishi ka zgjedhur të çelë sezonin artistik me këtë vepër.

 

DRIADA DERVISHI

REGJISORE

“Kam ardhur me këtë pjesë teatrale sepse veprave të mëdha si “Ferma e Kafshëve” s’iu humbet kurrë realiteti. Ka një gjetie gjenial në të, është një alegori që i flet çdo epoke dhe pushteti. Vendosja e një sistemi totalitar që e kanë ndier shoqëri të ndryshme në kohëra të ndryshme.”

 

Në skenë u ngjitën emra të njohur, por edhe aktorë të rinj. Artistë si Hervin Çuli, Neritan Liçaj, Anila Bisha, Niada Saliasi, Florian Agalliu, Donald Shehu e tjerë u bënë bashkë në një premierë absolute. Ata shprehen të entuziazmuar për rikthimin në skenë dhe për më tepër në një teatër të hapur.

 

HERVIN ÇULI

AKTOR I TEATRIT KOMBETAR

 

“Në këtë shfaqe ashtu si dhe aktorët e tjerë, unë kam tre personazhe. Dy personazhet e parë kanë lidhje me njëri tjetrin. Roli i parë është ai i majorit. Individi që jep mesazhin dhe ka rolin e Karl Maksit. Roli i trete eshte roli i një politikani të sotëm.”

 

Por bërja bashkë e dy grupeve të aktorëve ishte sfidë, gjithashtu dhe një arritje për regjisoren.

 

DRIADA DERVISHI – REGJISORE

 

“Jam përpjekur te krijoj një grup që ashtu si unë ka energji dhe frymë pozitive për punën. Të gjithë aktorët kanë dhënë maksimumin e tyre ne këtë shfaqe.”

 

Me këtë shfaqje, e para pas pandemisë, Teatri Kombëtar hapi dhe njëkohësisht mbylli sezonin artistik, për t’u rikthyer në shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published.