Dua Lipa është këngëtarja me origjinë shqiptare që po na bën krenarë nëpër botë.

 

Këngëtarja sapo fitoi 2 çmime ‘Grammy’ dhe këngët e saj kanë arritur rekorde shikueshmërie.

 

Lipa këtë të hënë ka postuar në “Instagram” një foto me menaxherin e saj, ku tregon se ai është personi që e ka ndihmuar të eci përpara që kur ishte 17 vjeç.

 

“Menaxheri dhe shoku im më i mirë, që dëgjoi çdo këngë të keqe timen kur isha 17 vjeç, por prapë pa diçka tek unë. Kemi ende shumë rrugë përpara, por ky ishte një fillim viti i mbarë për ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *