Për shkak të fluksit të makinave në fundjavë, Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet dhe dronët për të monitoruar situatën.

Këtë të diel, policia njoftoi se janë kapur 222 parakalime të gabuara me 4 dronë. Shoferët janë gjobitur sepse janë bërë shkak për aksident rrugor.

Po ashtu, janë konstatuar lëvizje të çrregullta në rrugë dhe janë ndaluar 37 drejtues mjetesh e motomjetesh.

Rrugorët kanë kapur edhe 18 drejtues mjetesh në gjendje të dehur, të cilëve u është hequr patenta.

Po gjatë pasdites e deri në këto momente janë vendosur 137 masa për përdorim të celularit, 87 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 21 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *