Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar këtë të hënë në qytetin e Elbasanit, ku iu ka dërguar formularin e vetëdeklarimit për burimin e pasurisë pesë të dënuarve për vepra të ndryshme penale.

Formularin e justifikimit të pasurisë duhet ta plotësojnë Artan Gega, Abaz Gega, Arzen Mama, Gentian Gjoka dhe Ardian Subashi.

“Artan Gega , i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve“; Abaz Gega , i dënuar për veprën penale “Organizata kriminale”; Arzen Mama, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Gentian Gjoka, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Ardian Subashi, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta persona duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *