Subscribe

Nje sasi prej 2.2 tonësh kanabis qe vinte nga Shqipëria me kamion është sekuestruar nga autoritetet italiane ne portin e Ankones.

 

Sasi e madhe e drogës është pikasur nga autoritetet doganore, ne bashkëpunim me Guardia Di Financan e fshehur mes paneleve te gipsit. Ne pranga kane përfunduar edhe tre shtetas, te cilët ndodheshin ne kamionin qe po transportonte lenden narkotike.

 

Autoritetet kane dyshuar per praninë e mundshme te drogës ne brendësi te kamionit dhe per ketë arsye kane ushtruar kontrolle me qentë e specializuar “Barnet”. Sipas autoriteteve italiane, te ndaluarit janë nje shtetas shqiptar dhe dy italiane. Nëse sasi prej 2.2 tonësh marjuane do te dilte ne tregun italian, vlerësohet t’i sillte grupit te trafikut fitime deri ne 20 milionë euro.

 

Qe nga fillimi i vitit, edhe për shkak te nje koordinimi me te mire te strukturave te doganave dhe policisë italiane, vetëm ne portin e Ankones janë sekuestruar mbi 12 tone hashash qe vinte nga Shqipëria. Vetëm javët e fundit u finalizua me sukses operacioni i ndalimit te nje kamioni me 8 tone droge qe kishte hyre ne Shqipëri nga Maqedonia per t’u kapur me pas ne portin e Ankones.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *