Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar këtë të hënë në qytetin e Beratit, ku iu ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë katër të dënuarve për veprat penale trafikim të lëndëve narkotike dhe vjedhje.

Burimin e pasurisë duhet ta justifikojnë për 48 orë Elion Fizi (Mati), Fatbardh Dulla, Ritvan Caka, dhe Mariglen Marko.

Elion Fizi (Mati), banues në Kuçovë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Shitja e lëndëve narkotike”;

Fatbardh Dulla, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Ritvan Caka, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

Mariglen Marko, banues në Berat, i dënuar në Greqi, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *