Policia italiane mëngjesin e kësaj të hënë në bashkëpunim me atë angleze kanë shkatërruar bandën shqiptare që merrej me trafikun e drogës, te armeve dhe atë të klandestinëve, mes të cilëve ka shumë shqiptarë.

 

Në lidhje me këtë operacion Gjykata e Romës ka dhënë 18 urdhra arresti, ku sipas mediave italiane 11 prej tyre kanë përfunduar në burg, 2 janë janë në arrest shtëpie dhe 5 të tjerë në detyrim paraqitje.

 

Mbi këtë grup, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë, rëndojnë akuzuat për nxitjen e emigracionit të paligjshëm, trafikut ndërkombëtar të drogës, dhe trafikut të armëve.

 

Zbulimi dhe shkatërrimi I kësaj bande kriminale është bërë nga karabinierët e Frascatit ata që zbuluan ekzistencën e bandës, e cili fillimisht ishte marrë me trafikun e sasive të mëdha të marijuanës që vinte nga Shqipëria, e që kishin lidhje me një tjetër grup kriminal që shërbente më pas si “urë lidhëse” mes grupeve në Itali dhe atyre në Angli, duke iu mundësuar kalimin e paligjshëm qytetarëve shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *