Zv/Presidenti i grupit të PPE, Andrey Kovaçev ka kërkuar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Nga Pusteci, Kovacev pohoi se dy vendet kanë bërë hapa përpara dhe ka ardhur koha që në fund të marsit të marrin një përgjigje pozitive pavarësisht qëndrimit të disa vendeve të BE.
ANDREY KOVACEV – ZV/PRESIDENT I GRUPIT PPE
Pozicioni i PPE është që mbështesim plotësisht çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe besojmë se gjatë procesit të hapjes së kapitujve problematikat e vjetra si lufta ndaj korrupsionit, drejtësia etj, duhet të adresohen, por ne duhet ti nisim tani negociatat me Shqipërinë dhe sigurisht ne po flasim me kolegët tanë të Hollndës, Danimarkës, Francës dhe shpresojmë që ti bindim ata se është momenti i duhur për çeljen e negociatave.
I pyetur per krizen politike ne vend, zv/presidenti i grupit te PPE, nuk pranoi te jepte nje koment. Ai u bëri apel partive politike që të nisin dialogun dhe të përmbushin reformat me qëllim integrimin e vendit.
“Une nuk mund te komentoj diskutimet e politikes se brendshme dhe mendoj se kjo nuk eshte puna ime. Interesi i qytetareve te shqiperise eshte qe partite politike te bejne kompromise te brendshme. Ky eshte interesi i Shqipërisë qe te hapen negociatat. Rendesi ka qe shqiperia te permbushe kushtet e vena nga komisioni i Venecias dhe BE per lirine e medias dhe gjithe pikat e tjera.”
Deklaratat e Kovacev erdhen nje dite pas qëndrimeve të këshilltarit të grupit të CDU/CSU, Hans Joachim Falenski, i cili deklaroi se Shqipërisë mund t’i shtohen një ose dy kushte të tjera krahas nëntë kushteve të caktuara nga bundestagu.