Ish-deputeti Tritan Shehu falenderoi kryedemokratin Lulzim Basha që i besoi drejtimin e qarkut të Gjirokastrës.

 

Përmes një reagimi në “Facebook”, Shehu deklaroi se më 25 prill do të ndodhë përmbysja e madhe.

 

Ai premtoi që edhe në qarkun e Gjirokastrës ndryshimet do të jenë të prekshme, shkruan “Vizion Plus”.

 

“Dua të falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike Z.Lulzim Basha, kryeministrin e “nesërm” të vendit për besimin që tregoi duke më ngarkuar përsëri detyrën e drejtimit politik në Qarkun e Gjirokastrës për zgjedhjet e 25 prillit, ditën e përmbysjes së madhe, që Shqipëria tashmë e pret me padurim. Ka ardhur momenti i ndryshimeve rrënjësore edhe për këtë qark të abandonuar, diskriminuar, lënë në varfëri e përbuzje nga ky regjim, që veçse po e boshatis çdo ditë e më shumë, ashtu si dhe për të gjithë vendin tonë. Pa asnjë dyshim këto ndryshime të gjera e komplekse do t’i realizojë së shpejti mazhoranca e qeveria demokratike e saj me kryeministër Z.Basha, e lindur nga vota e juaj! Kambanat e përmbysjes së madhe tani po gjëmojnë, 25 prilli me fitoren tonë janë shumë pranë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *