Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, Krislen Keri ngriti shqetësimin se linjat më problematike të vonesave të udhëtimeve ajrore vijojnë të jenë ato italiane. I ftuar në Vizion Plus, në studion e emisionit të mëngjesit 7 pa 5, që drejtohet nga moderatorja Pranvera Borakaj, drejtori i Ekzekutiv i Aviacionit Civil, Krislen Keri deklaroi se vonesat në udhëtime kanë ardhur si pasojë e shtimit të fluksit të udhëtimeve.

 

“Për herë të sektori Charter pati një rritje të konisderueshme me 65%. Dhe pritet që nga viti të kemi rritje për kompanitë Charter. Por çmimet vijojnë të mnbeten të larta. Ankesa ka patur për vonesa. Pasi ky është një fenomen europian. Prezenca e ankesave është më e madhe. Dy linjat më problematike janë ato italiane. Përkatësisht Blue Panorama. Të cilat me shtimin e fluksit të udhëtimeve kanë evidentuar dhe një problematikë të shtuar në lidhje me vonesat. Por dua të ritheksojë dhe njëherë sesa e rëndësishem është prekja e pasagjerit në këtë mes. Pasagjerti është personi që preket drejtëpërdrejtë. Natyrisht ne kemi mënyrat tona të ndërhyrjes por roli i pasagjerit është problem kyç”

 

Keri tha para moderatores Borakaj se këtë vit nga vonesat e udhëtimeve ajrore janë prekur 40 mijë pasagjerë. Sipas tij, Autoriteti i Aviacionit Civil i ka marrë të gjitha masat që kompanitë t’i dëmshpërblejën.

 

Ndërkaq, Keri u bëri thirrje të gjithë udhëtarëve që nëse preken nga vonesat e udhëtimeve në aeroportin e Nënë Terezës ata të ndjekin të gjitha procedurat për të marrë dëmshpërblimin nga kompanitë ajrore.

 

“Ne kemi marrë një rol të shtuar që gjë nuk e kanë autoritetet civile të vendeve të tjera europiane. Neë ndodhemi në aeroport dhe assistojmë nga afër ngjarjen ku ndodhin këto vonesa. Prandaj ne plotësojmë formularët duke marrë dhe fedbekun e pasagjerëve dhe ia pasqyrojmë kompanisë, e cila e njeh të drejtën e dëmshpërblimit të pasagjerit dhe thotë që pasagjerit të ndjek procedurën për të marrë dëmhspërblimin. Por kjo gjë nuk bëhet duke u ankuar nëpër portale. Prandaj është shumë e rëndësishem që pasagjeri të jetë vigjilent në marrjen e dëmshpërblimit. Pasi ne vetëm deri në 10% të formularëve arrijmë të plotësojmë. Dhe këtë vit ka pasur mbi 40 mijë pasgjerë të afektuar. Flasim gjatë gjithë vitit. Nga të cilët 20 mijë janë këtu dhe 20 mijë janë ata që kanë ardhur në Tiranë”

Më tej, teksa u pyet nga moderatorja Borakaj mbi çmimet e larta të biletave të udhëtimit, Krislen Keri u shrpeh se për sa kohë në vend vijon të kemi një aeroport çmimet do vijojnë të jenë më të lartat në Rajon dhe në Europë.

 

“Shkaqet e vonesave kanë qenë kapacitetet e kompanive. Por ka pasur vonesa edhe për shkak të shkaqeve teknike. Dhe shkaqet teknike vijnë o përshkak të avionëve të kompanive ose nga avionët të cilat komapnitë i marrin me qera në mënyrë që të përmbushin nevojat e tyrë. Ndërkohë çmimet krahasuar me rajonin apo vendet europiane vijon t’i ketë Shqipëria më të lartat. Kjo për faktin se për sa kohë që ne kemi vetëm një aeroport dhe për sa kohë numri i kompanieve në treg është i kufizuar. Kjo sepse që prej 2013 dy apo tre janë kombanitë italiane që ofrojnë shërbimin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *