Një 31-vjeçar është vënë në pranga, pasi u pikas nga Policia Rrugore, teksa qarkullonte me shpejtësi të lartë.

 

Pas u ndalua nga efektivët, drejtuesi i mjetit, A. S., ka refuzuar t’iu paraqesë dokumentacionin e kërkuar, si dhe ka kundërshtuar shoqërimin në polici.

 

Po ashtu, ai nuk ka pranuar edhe të bëjë testin e alkoolit, por me ndihmën e përforcimeve është neutralizuar dhe është dërguar në komisariatin e policisë nr.2, ku është testuar me aparatin drogë-testues dhe ka rezultuar se e drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

 

I riu akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Të riut iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 89.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, të parashikuar nga Kodi Rrugor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *