Shoferi i një autobusi të linjës Institut-Tiranë, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur me 95 pasagjerë.

 

Sipas policisë Rrugore të kryeqytetit ndalimi i tij është bërë pas verifikimeve me aparatin alkool testues, ku u vu re se drejtuesi i autobuzit me iniciale N.K., 59 vjeç, i cili po transportonte me autobuz rreth 95 pasagjerë të linjës përkatëse, rezultoi nën efektin e alkoolit në masën testi i parë 0.74 mg/l dhe testi i dytë 0.71 mg/l, në këto kushte drejtuesi i autobuzit u arrestua në flagrancë për veprën penale “drejtimit i mjetit në gjendje të dehur”.

 

Ndalimi i shoferit 59-vjeçar është bërë në në rrugën “29 nëntori”, mëngjesin e kësaj të marte.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *