Hartimi i Kodit të ri Penal është drejt përfundimit. Në draft janë rishikuar veprat për drogërat. Do të klasifikohen dënimet për trafikimin,  konsumimin dhe kultivimin e lëndëve narkotike, në varësi të llojit të tyre.

 

Ndaj personave që kapen deri në 10 gramë kanabis, nuk do të merret asnjë masë ndëshkuese. Ndërkohë për krimet e korruopsionit dhe aktiviteteve kriminiale e ekonomike parashikohen dhe konfiskime pasurie.

 

Nga ana tjetër, vrasja për gjakmarrje parashikohet të bëhet 25 vite deri në burgim të përjetshëm.

 

Për ndërtimin pa leje në tokën tënde për efekt strehimi sdo të ketë dënim e as arrestim, por vetëm gjobë. Ky kod i ri fut risinë edhe tek prostitucioni, ku ushtrimi s’do të konsiderohet më vepër penale por kundravajtje pa leje.

 

Krimet seksuale dhe aktiviteti për pornografinë do ketë rritje dënimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *