Rob Kardashian dhe e fejuara e tij Blac Chyna nuk humbën aspak kohë dhe i krijuan vogëlushes së tyre një profil në këtë rrjet social. Profili është edhe i verifikuar e i zyrtarizuar. Fotoja e parë ka qenë ajo që është publikuar e para edhe nga prindërit e Dream në profilet e tyre personale.

Ndërkohë fotoja e dytë ka kapur një moment shumë të ëmbël. Blac është duke ushqyer me gji bebushen e cila duket se ndihet me të vërtetë mirë në krahët e mamasë së saj. Deri ditën e hënë, vetëm pak kohë pas krijimit të këtij profili, Dream kishte arritur një numër prej 450,000 ndjekësish. Ndërsa ajo vetë ka bërë follow vetëm dy njerëz, prindërit e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *