Euro është në treguesit e saj më të ulta në raport me lekun duke shënuar një situatë krejtësisht të paprecedent në tregun e këmbimit valutor vendas.

 

Sipas të dhënave nga tregu, gjatë mëngjesit të sotëm, datë 2 dhjetor, një euro blihet me 101 lekë dhe shitet me 102,2 lekë, si asnjëherë më parë.

 

Në një trend të ngjashëm është edhe paundi britanik me lekun, ku gjatë mëngjesit të sotëm raportohet se një paund blihet mesatarisht me 117 lekë dhe shitet me 118.8 lekë, raporton vizioplus.tv.

 

Euro është në një trend rënës të vazhdueshëm ndaj lekut duke treguar se në treg ka shumë prezencë të monedhës europiane dhe më pak lekë, gjë që shkakton presion në drejtim të kërkesës ndaj këtij të fundit.

 

Situata nuk ka ndryshuar edhe pse qeveria më herët vendosi të rishpëerndajë gjatë nëntorit dhe dhjetorit 46 miliard lekë, të cilat në kushtet e një tregu normal duhej që të ndikonin në zhvlerësimin e lekut për shkak të rritjes së sasisë së tij në treg dhe forcimin e euros dhe valutave të tjera kundrejt monedhës sonë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *