Një tjetër ngjarje tronditëse ka shokuar zonën e Pogradecit. Një 14-vjeçare është mbajtur peng prej dy muajsh ku është përdhunuar sistematikisht dhe është rrahur në mënyrë brutale nga një 46-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku Blerim Bizgjoni, ka shfrytëzuar kushtet e skajshme të varfërisë së familjes Qesolli dhe i ka përdhunuar vajzën e mitur.

Autori i këtij krimi të tmerrshëm është arrestuar  kete te shtune nga policia, pasi është denoncuar nga vetë e mitura e cila ka arritur që të arratiset. Ajo ka rrëfyer të gjithë ngjarjen policisë. Banorët e zonës shprehen se e njohin autorin si njëri problematik dhe kishin dyshime për këto abuzime.

 

 

“Jemi shumë të tronditur se kemi fëmijë. Njihet si burrë i qelbur.  Ishte manjak për të mitur.

 

Njeri i keq ishte, harbon, merr të miturat. E kishim dëgjuar si histori, po vinte e merrte prej një viti në shtëpi. Jeton me të shoqen dhe të 2 vajzat e tij. Shkonte gruaja ose ndonjë nga vajzat e merrte në shtëpi me të shoqen. I kam folur, ç’kërkon andej ça e ke, vete me çupën gjoja e mëson e bija për shkollë.

 

 

Familja Qesolli prej një viti e gjysmë kishte ardhur në fshatin Vërdovë dhe jeton në kushte të vështira ekonomike.

 

Përpos varfërisë mësohet se i ati dhe e ëma e vajzës, vuajnë nga problem te shëndeti mendor.

 

Blerim Bizgjoni ka marrë prej një viti e gjysmë të miturën në banesë me pretekstin se ajo do të mësojë me vajzën e tij dhe do ta ushqente duke ndihmuar familjen.

 

I akuzuari mësohet se e ka marrë vajzën qe ne 30 korrik, ku edhe është përdhunuar. Ajo është mbajtur në ballkon e lidhur nga autori nën kërcënim.

 

Vajza, në datën 1 gusht ka ikur në banesën e saj por nuk ka treguar asgjë tek prindërit. Më pas duke e kërcënuar autori ka arritur ta kthejë sërish në banesë e tij.

 

Një detaj tjetër që po hetohet është se 13-vjeçarja ka thënë se ditën kur eshte marre në shtëpi, atje ka qenë një vajzë .Kjo ka ngritur dyshime te forta se autori ka abuzuar në të njëjtën mënyrë edhe me një të mitur tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *